Real Madridi fiton minimialisht ndaj Mallorcas së Muriqit

Real Madridi fiton minimialisht ndaj Mallorcas së Muriqit

Real Madridi ka shënuar fitoren e radhës në La Liga, duke e “blinduar” edhe më shumë pozitën e parë.

“Los Blancos” triumfuan minimalisht 0:1 në udhëtimin e vështirë ndaj Mallorcas, në kuadër të javës së 31-të në elitën e futbollit spanjoll.

Goli i vetëm i ndeshjes u shënua në minutën e 48-të nga Tchouameni i cili realizoi gol spektakolar nga distanca.

Krejt në sekondat e fundit, Muriqi pati një rast të mirë, por goditi mbi portë.

Me këtë fitore, Real Madridi tani ka 78 pikë në vendin e parë, 11 më shumë se Barcelona që luan pas pak me Cadizin.

Në anën tjetër, Mallorca mbetet në vendin e 15-të me 31 pikë të grumbulluara.

Shpërndaje në: