Real Madridi mbi 400 shpenzime në talentë të rinj, çmenduri absolute

Real Madridi mbi 400 shpenzime në talentë të rinj, çmenduri absolute

Prej 10 vitesh, Reali i Madridit ka nisur një politikë për blerjen e lojtarëve të rinj dhe të talentuar. I pari që u transferua ishte Serxho Kanales për 6 milionë euro dhe u hapi rrugën investimeve të tjera.

Në klubin madrilen janë 6 lojtarë deri në moshën 21-vjeçare. Të tjerë janë në listë për merkaton e ardhshme dhe bëhet fjalë për Kamavingën (17 vjeç) dhe Halandin (19 vjeç). Kjo strategji në Madrid lidhet me dy faktorë, një global dhe një tjetër lokal.

Nga një anë sepse çmimet e lojtarëve të mirë është shumë i lartë dhe nga ana tjetër Huni Kalafat, i cili ka qenë përgjegjësi i merkatos dhe ka transferuar shumicën e të rinjve gjatë kësaj kohe. Reali ka shpenzuar 438 milionë euro për këta lojtarë dhe ka rikuperuar 119 nga shitja e tyre. Në listën e mëposhtme renditen të gjithë lojtarët e transferuar në 10 vitet e fundit, të cilët kanë qenë nën moshën 21-vjeçare në momentin që kanë veshur fanellën madrilene.

Aty janë lojtarët si Varan, Kasemiro, Karvahal, Isko, Asensio apo Valverde. Këta të fundit janë pjesë e rëndësishme e Realit aktual, pa harruar edhe Viniciusin dhe Rodrigon. Në dy sezonet e fundit, madrilenët kanë transferuar Joviçin, Militaon, Rodrigon, Reinierin, Viniciusin dhe Brahim Diazin.

Talentet e Realit

Ka edhe nga ata që kanë ardhur dhe kanë ikur për të nisur aventura të tjera si Ozil, Kovaçiç, dhe Teo Hernandez. Shumë të tjerë janë të huazuar dhe presin një mundësi të dytë për t’u rikthyer në Madrid dhe për të bërë histori me këtë fanellë.

Shpërndaje në: