Real Madridi me ultimatum për Mbappen
![Real Madridi me ultimatum për Mbappen](https://www.periskopi.com/wp-content/uploads/2023/03/Kylian-Mbappe-2-600x360-1-500x300.png)
Real Madridi i ka vendosur një ultimatum Kylian Mbappes.
Sipas asaj që raporton mediumi spanjoll, AS, “Los Blancos” do t’ia dërgojnë një ofertë më 1 janar dhe do t’i japin kohë 15 ditë për t’u përgjigjur
Nëse afati përfundon dhe nuk ka përgjigje, madrilenët do të kthejnë vëmendjen kah transferimi i Erling Haaland.
Mbetet të shihet se cila do të jetë e ardhmja e Kylian Mbappes në verë, teksa dihet tash e disa merkato ai e ka në tavolinë interesimin e Real Madridit.