Real Madridi mposhtet në Barcelonë – Espanyol bën befasinë e javës në La Liga

Real Madridi mposhtet në Barcelonë – Espanyol bën befasinë e javës në La Liga

Espanyol ka bërë befasinë e javës në La Liga, duke mposhtur skuadrën e Real Madridit.

Skuadra e vogël nga Barcelona ka shënuar fitore 2:1 kundër gjigantëve të Madridit, shkruan Periskopi.

Vendasit kalonin në epërsi qysh në minutën e 17’, me anë të de Tomas, i cili shënonte pas asistimit të Embarba.

Epërsia e katalanëve u dyfishua në minutën e 60’ nga Aleix Vidal, i cili pranonte asistin nga mesfushori i Shqipërisë, Keidi Bare.

‘Los Blancos’ reaguan me anë të Karim Benzema në minutën e 72’, por kjo ishte e tëra çfarë mund  të bënin deri në fund.

Reali mbetet skuadër lidere në La Liga, me 17 pikë, aq sa ka tani edhe Atletico, kurse Espanyol shkon në kuotën e 9 pikëve. /Periskopi/

Shpërndaje në: