Real Madridi nuk ia del as kundër skuadrave si Valladolidi, nxjerrë vetëm një pikë midis ‘Bernabeut’

Real Madridi nuk ia del as kundër skuadrave si Valladolidi, nxjerrë vetëm një pikë midis ‘Bernabeut’

Real Madridi nuk ka arritur të regjistrojë më shumë se një barazim si nikoqir i Valladolidit, të shtunën mbrëma.

Madrilenët mezi shëuan një gol në minutën e 81-të për të kaluar në epërsi me anë të Karim Benzemas, derisa të gjithë po e prisnin një fitore të mërzitshme të “Los Blancos”.

Por as atë fitore të mërzitshme nuk arritën ta sigurojnë kundër një skuadre inferiore si Valladolidi.

Të pamotivuar për ta ruajtur epërsinë, Reali e pësoi golin që ia humbi dy pikë në minutën e 88-të, kur Sergi Guardiola shënoi për 1-1.

Kështu, Reali grumbullon katër pikë pas dy ndeshjeve dhe pozicionohet në vendin e dytë në La Liga, të paktën përkohësisht, derisa Valladolidi është vetëm një pozitë më poshtë, poashtu me katër pikë. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: