Real Madridi po e konsideron ta zëvendësojë Vinicius me yllin e Arsenalit

Real Madridi po e konsideron ta zëvendësojë Vinicius me yllin e Arsenalit

E ardhmja e Vinicius Jr te Real Madrid mbetet e paqartë, pasi braziliani ende nuk ka firmosur rinovimin për të cilin flitet prej disa muajsh.

Performanca e tij e pasigurt këtë sezon, me përjashtim të ndeshjes kundër Barcelonës, ka shtyrë klubin të vlerësojë opsione të tjera dhe të kërkojë alternativa në afatin kalimtar.

Midis tyre, sipas “Defensa Central”, është Gabriel Martinelli, sulmuesi i Arsenalit.

Kriza sportive që po kalon Real Madrid duket se nuk ka fund.

Pas largimit të Xabi Alonsos pas humbjes së fundit në Superkupën ndaj Barcelonës, debutimi i Alvaro Arbeloa gjithashtu nuk ka qenë inkurajues.

Dje, skuadra madrilene u eliminua nga Kupa e Mbretit pas humbjes 3-2 ndaj Albacete në stadiumin “Carlos Belmonte”, rezultat që i shtohet dështimeve të fundit të klubit në kompeticionet kombëtare.

Sa i përket Vinicius Jr, paraqitja e tij përsëri lë shumë dyshime.

Edhe pse disa nga shokët e skuadrës nuk shkëlqyen, braziliani, i konsideruar ylli i ekipit, nuk tregoi aftësi për të reaguar ndaj vështirësive dhe pothuajse nuk krijoi raste shënimi.

As aftësia e tij për driblim dhe as kapaciteti për të ndryshuar ritmin e lojës nuk u dukën gjatë ndeshjes, gjë që shton shqetësimin e klubit dhe vendimin për të konsideruar alternativa të tjera.

Oferta për Martinellin

Sipas raportimeve, Real Madrid ka marrë një ofertë për të sjellë Gabriel Martinelli, sulmuesin aktual të Arsenalit.

Tek ekipi i Mikel Arteta, Martinelli nuk është titullar i padiskutueshëm, pasi konkurron për pozicionin me Leandro Trossard.

Megjithatë, braziliani nuk do të hezitonte të pranonte ftesën e Real Madridit nëse konfirmohet largimi i Vinicius.

Megjithatë, nuk bëhet fjalë për një zëvendësues me të njëjtin nivel.

Vinicius Jr, në formën e tij më të mirë, ishte afër fitimit të Topit të Artë dhe ka qenë vendimtar në dy Liga të Kampionëve me Real Madridin.

Martinelli, 24 vjeç, ka pasur një sezon të mirë me Arsenalin, duke luajtur 51 ndeshje sezonin e kaluar, mbi 3,500 minuta, me 10 gola dhe 5 asistime, por ende nuk është konsoliduar si titullar i padiskutueshëm dhe nuk ka fituar tituj të rëndësishëm.

Në rast të ardhjes së tij, klubi do të duhet të konsiderojë edhe transferimin e një sulmuesi tjetër krahu për të plotësuar skuadrën.

E ardhmja e brazilianit dhe ardhja e mundshme e Martinellit do të përcaktojnë vendimet strategjike të Real Madrid në një afat kalimtar që pritet të jetë e nxehtë dhe plot pasiguri, raporton Telegrafi, transmeton Periskopi.

Shpërndaje në: