Real Madridi publikon listën e futbollistëve të ftuar për ‘El Clasico’

Real Madridi publikon listën e futbollistëve të ftuar për ‘El Clasico’

Barcelona dhe Real Madridi do të zhvillojnë derbin e “El Classicos” gjatë ditës së nesërme (e dielë), në kuadër të xhiros së 10-të në La Liga.

Skuadra e Real Madridit tani ka publikuar listën e 23 lojtarëve të ftuar për këtë përballje.

Lajm i mirë për madrilenët është se Karim Benzema është riaftësuar plotësisht dhe do jetë nga minuta e parë në El Clasico, ka theksuar Goal.

Ndërkohë skuadra kundërshtare e madrilenëve, Barcelona kishin publikuar listën e 23 të ftuarve disa orë më parë.

Ndeshja do të zhvillohet nesër duke filluar nga ora 16:15 në stadiumin “Camp Nou”

 

Shpërndaje në: