Reali bindës në triumfin ndaj Shakhtarit

Periskopi.com Sporti

Real Madridi ka regjistruar fitore të lartë përballë Shakhtar Donetskut (5-0) në ndeshjen e xhiros së tretë të fazës grupore të Ligës së Kampionëve.

Pas humbjes befasuese nga Sheriff Tiraspol në Santiago Bernabeu, Los Blancos reaguan shpejt duke arkëtuar pikë të plota përballë ekipit ukrainas.

Rezultati i takimit të zhvilluar në Stadion NSK Olimpiyskiy në Kiev u zhbllokua me autogolin e Sergiy Kryvtsov (37’) dhe ky ishte goli i vetëm i pjesës së parë.

Në gjysmën e dytë (51’), i asistuar nga Luka Modric, Vinicius Junior e dyfishoi epërsinë e mysafirëve.

Vetëm pesë minuta më pas, sulmuesi brazilian e shënoi golin e dytë personal (56’), ndërsa kësaj radhe u asistua nga Karim Benzema.

Erdhi rasti i Rodrygos, i cili e realizoi golin e katërt për Los Blancos (65’) dhe sërish ishte përfshirë Vinicius, i cili dhuroi asistimin.

Dhe nuk mund të mungonte goli i Karim Benzemas në këtë takim që erdhi si qershia mbi tortë në minutat shtesë (90’+1).

Me këtë fitore, Real Madridi barazon me pikë liderin e Grupit D, Sheriff Tiraspol, me gjashtë sosh, ndërsa Shakhtar Donetsk mbetet në fund me një pikë.