“Reçaku dhe Rambujeja e nxitën operacionin”, rrëfimi i Jamie Shea në prag të 27-vjetorit të ndërhyrjes së NATO-s

“Reçaku dhe Rambujeja e nxitën operacionin”, rrëfimi i Jamie Shea në prag të 27-vjetorit të ndërhyrjes së NATO-s

Jamie Shea, ish-zëdhënës i NATO-s në kohën e bombardimeve të vitit 1999 ndaj caqeve serbe ka folur në prag të 27-vjetorit të ndërhyrjes së Aleancës Veri-Atlantike ka folur në Info Magazine të Klan Kosovës.

Ai tha se është i lumtur që NATO-ja para 27 viteve e provoi diplomacinë së pari.

“Kur e nisni një fushatë ushtarake ju nuk e dini kurrë, se çka do të ndodh. Ju nuk e dini nëse do të jetë e suksesshme, sa shpejt do të kryhet dhe sa do të zgjas. Por gjithmonë dihet se kur nis një fushatë ushtarake gjërat pa shmangshëm do të jenë të komplikuara dhe do të ketë pengesa. Po e shohim këtë gjë edhe në fushata tjera ushtarake që po ndodhin tani në botë sikur në Lindje të Mesme si dhe Putini pra Rusi-Ukrainë”.

“Në anën tjetër jam i lumtur që NATO-ja para 27 viteve ka provuar diplomacinë së pari. Ne shkuam në Beograd ta takojmë Sllobodan Millosheviqin, të cilit ne i ofruam një rrugë diplomatike nëse ai donte ta pranonte. Kishte negociata në Rambuje ku serbët e kishin secilën mundësi që të gjejnë një zgjidhje paqësore – dhe që të ndalin spastrimin etnik kundër kosovarëve”.

“Kështuqë qysh atëherë ndjenja ime ishte që nuk do të jetë e lehtë përdorimi i forcës ushtarake por do të ishte e justifikuar dhe e nevojshme që të ndaleshin shkeljet e të drejtave të njeriut në Kosovë.

Pra në njërën anë kujdes kurse në anën tjetër ndjenja se ne NATO-ja e kemi në anën tonë drejtësinë dhe kishim një kauzë të mirë dhe ishte e rëndësishme për aleancën veri atlantike që të premtoj e të mos veproj për kredibilitetin e NATO-s ku veprimi ishte i domosdoshëm kjo duhej bërë dhe aksioni u ndërmor”.

“Në atë kohë ndodhën dy ngjarje. Pikë së pari ngjau Masakra në Reçak në janar të vitit 1999 e cila ngjarje makabër tregoi se përkundër gjithë paralajmërimeve ndërkombëtare, serbët po përdornin forcën dhe nuk po ndalonin fare në përdorim force. Kjo duke vrarë kosovarë të pafajshëm. Kujtoni se në Reçak kishte edhe djem adoleshentë të ekzekutuar. Ky ishte një rast – incident vërtetë i tmerrshëm; që e ktheu opinionin politike shumë fort kundër Beogradit”.

“Sepse në njërën anë ky, Beogradi thoshte ne duhet të merremi me situatën në Kosovë por qartazi ata po përdornin forcë të madhe , jo proporcionale dhe me mjete mizore. Kjo pra kishte ndikim të madh në opinionin ndërkombëtar po ashtu”, deklaroi ish-zyrtari i lartë i NATO-s”, raporton KlanKosova, transmeton Periskopi.

Shea përmendi e cila kishte të bënte me mospajtimet në Rambuje.

“Aty u ofrua Referendum për Kosovarët në vetëvendosje që do të ua kthente atyre Autonominë e tyre që ata e kishin para vitit 1989 në Jugosllavinë e Vjetër. Të gjithë menduan se kjo ishte një rrugë e mirë diplomatike për të ecur përpara, ishte një kompromis i drejtë. Por pastaj Millosheviqi dhe presidenti i tij Millan Millutinoviq u kthyen dhe thanë Jo ne e refuzojmë këtë dhe nuk e duam. Kështu u bë e qartë se serbët vetëm shtireshin të jenë të interesuar në diplomaci por nuk ishin aspak. Prandaj do të vepronin për një zgjidhje të dhunshme. Prandaj duhej forcë për të ndaluar serbët sapo ata vendosën vërtetë për dhunë të njëanshme ekstreme.Pra, ishin ngjarjet në Reçak dhe Rambuje që e bënë NATO-n të nis operacionin në muajin mars të 1999-ës”, shtoi ai./Periskopi

Shpërndaje në: