Referi gjerman rrihet keq pas propozimit publik për martesë që ia bëri partnerit të tij

Referi gjerman rrihet keq pas propozimit publik për martesë që ia bëri partnerit të tij

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Gjermani, ku gjyqtari gjerman i futbollit, Pascal Kaiser, i cili e bëri një propozim martese publik për partnerin e tij gjatë ndeshjes Köln – Wolfsburg, është sulmuar fizikisht në shtëpinë e tij — vetëm pak ditë pas asaj skene që u shpërnda në mbarë botën.

Kaiser, i cili e bëri propozimin për martesë para 50,000 tifozëve në “RheinEnergieStadion” duke u ulur në gjunj përballë partnerit të tij, u prit me duartrokitje nga stadiumi dhe u shpërblye me reagime pozitive në rrjetet sociale.

Por pas këtij momenti të gëzuar, situata e mori një kthesë shqetësuese, shkruajnë mediat gjermane, përcjell Express

Para sulmit të raportuar, adresa e referit është shpërndarë online dhe ai është përballur me kërcënime të drejtpërdrejta, të cilat dyshohet se lidhen me reagimet homofobe ndaj propozimit të tij — një akt i rrallë dhe simbolik në botën e futbollit.

Policisë i është bërë njoftimi për kërcënimet, por sipas raporteve fillestare autoritetet e sigurimit i thanë atij se nuk kishte rrezik të menjëhershëm.

Më pas, tre persona e sulmuan fizikisht në kopshtin e shtëpisë së tij, në një ngjarje që sipas burimeve lokale lidhet me këtë valë urrejtjeje online.

Edhe pse ende nuk ka një konfirmim zyrtar nga mediat gjermane kryesore apo policia për motivet, ngjarja është interpretuar si një akt i mundshëm i urrejtjes ndaj tij për shkak të orientimit seksual dhe akteve të tij të hapura për komunitetin LGBTQ+.

Ky incident vjen në një kohë kur kishte komente të shumta mbi jetën e referit si një figurë publike në rrjetet sociale, dhe ndonëse momenti i propozimit u përshëndet gjerësisht, reagimet ekstreme të disa individëve kanë ngritur shqetësime serioze për sigurinë e tij dhe për klimën homofobe që ende ekziston në disa segmente të shoqërisë sportive.

Autoritetet nuk kanë publikuar ende detaje të plota për identitetin e personave të përfshirë në sulm, ose për gjendjen e Kaiser pas ngjarjes, ndërsa komuniteti sportiv dhe aktivistët për të drejtat LGBTQ+ po kërkojnë sqarime dhe masa mbrojtjeje më të mira për gjyqtarin dhe për njerëzit tjerë që përballen me urrejtje të tillë.

Shpërndaje në: