Refugjatët ukrainas përballen me sfida për t’u punësuar në BE

Refugjatët ukrainas përballen me sfida për t’u punësuar në BE

Liudmyla Chudyjovych dikur kishte një karrierë si avokate në Ukrainë dhe plane të mëdha për të ardhmen. Kjo ishte para se pushtimi rus ta detyronte gruan 41-vjeçare të vinte në plan të parë sigurinë e vajzës së saj dhe të linte pas punën dhe shtëpinë. Që kur u largua nga qyteti Stryj në Ukrainën perëndimore në maj, Chudyjovych ka gjetur një punë të re në Republikën Çeke.

Por, në vend që të ushtronte profesionin si avokate, asaj iu desh të punonte si shtëpiake në një hotel në kryeqytetin çek, Pragë. “Është thjesht një fazë tjetër e karrierës sime”. “Thjesht, është kështu”, tha ajo.

Një nga miliona refugjatët që kanë ikur nga Ukraina që nga pushtimi rus i 24 shkurtit, Chudyjovych e konsideron veten me fat që ka një punë. Duke mos zotëruar mjaftueshëm gjuhën çeke apo angleze, Chudyjovych tha se nuk e ka problem punën për sa kohë që ajo dhe vajza e saj janë të sigurta.

Megjithëse Bashkimi Evropian(BE) prezantoi rregullore në fillim të luftës për ta bërë më të lehtë për refugjatët ukrainas të jetojnë dhe punojnë në 27 vendet e tij anëtare, ndërkohë që ata vendosin nëse do të kërkojnë azil apo do të kthehen në shtëpi, shumë prej tyre vetëm tani kanë filluar të gjejnë punë – dhe shumë tjerë ende po përpiqen për një gjë të tillë.

Shpërndaje në: