Refuzoi të ndalonte në pikën e kontrollit, arrestohet 39-vjeçari nga Kosova në Zvicër

Refuzoi të ndalonte në pikën e kontrollit, arrestohet 39-vjeçari nga Kosova në Zvicër

Një rast jo i këndshëm ka ndodhur ditën e sotme në Zvicër, ku një 39-vjeçar kosovar ka rënë në prangat e policisë zvicerane pasi refuzoi të ndalonte në një pikë kontrolli të policisë.

Ngjarja ndodhi në autostradën A15, pranë Volketswil, në orët e para të së shtunës.

Sipas raportimeve të mediave zvicerane, 39-vjeçari, duke injoruar sinjalin e policisë për të ndaluar, ka vazhduar të ecë me shpejtësi dhe ka shmangur kontrollin duke kaluar përmes daljes Volketswil. Megjithatë, pas një ndjekjeje të shkurtër, ai është ndaluar dhe arrestuar nga autoritetet zvicerane.

Ky incident ka shkaktuar shqetësim për rrezikun që mund të kishte krijuar sjellja e këtij drejtuesi, pasi kalimi i pikes së kontrollit pa ndaluar mund të kishte pasur pasoja serioze. Fatmirësisht, nuk janë raportuar të lënduar nga ky rast./Periskopi/

Shpërndaje në: