Regjimi iranian vret një influencuese për shkak të protestës

Regjimi iranian vret një influencuese për shkak të protestës

Diana Bahador, e njohur në rrjetet sociale me emrin Baby Rider, ishte vetëm 19 vjeçe.

Ajo ishte një motoçikliste e apasionuar dhe blogere e re, e cila u qëllua për vdekje në mënyrë brutale nga forcat e sigurisë së regjimit islamik gjatë protestave në qytetin e Gorganit.

Diana u shndërrua në një simbol të fuqishëm të rezistencës dhe guximit, pasi sfidoi hapur ndalimin që u mohon grave të drejtën për të ngarë motoçikletë.

Përmes këtij akti, ajo sfidoi jo vetëm ligjet shtypëse, por edhe frikën që regjimi përpiqet t’i imponojë shoqërisë iraniane.

Me gati 100 mijë ndjekës në rrjetet sociale, Diana përdori zërin dhe ndikimin e saj për të ngritur vetëdijen dhe për të kërkuar liri, barazi dhe një Iran pa shtypje, raporton Telegrafi, transmeton Periskopi.

Vrasja e saj është një tjetër dëshmi e dhunës së pamëshirshme që regjimi ushtron ndaj qytetarëve të vet, veçanërisht ndaj të rinjve dhe grave që guxojnë të flasin.

Diana është vetëm një nga dhjetëra mijëra civilë të paarmatosur që janë vrarë në Iran, teksa kërkonin ndryshim regjimi, drejtësi dhe një të ardhme më të lirë për vendin e tyre. /Periskopi/

Shpërndaje në: