Remi: Astrit Dehari martir, burgjet e Kosovës joprofesionale

“Qendrat e paraburgimit dhe burgjet e Kosovës udhëheqen nga ekipe joprofesionale. Për më shumë, janë kampione të shkeljeve ligjore. Këtë e dinë zinxhiri menaxhues, prej të parit e deri te niveli më i lartë i shtetit”, shkruan Remi në Facebook, i cili është dënuar për krime lufte, transmeton Periskopi.
Shënimi i plotë i Remit në Facebook:
Astrit Dehari dhe shteti normal
Qendrat e paraburgimit dhe burgjet e Kosovës udhëheqen nga ekipe joprofesionale. Për më shumë, janë kampione të shkeljeve ligjore. Këtë e dinë zinxhiri menaxhues, prej të parit e deri te niveli më i lartë i shtetit. Astrit Dehari duhet të cilësohet martir i drejtësisë së dështuar në Kosovë. Duke njohur familjet e Astritit dhe të bashkëakuzuarve të tij, dyshoj thellësisht që ata të kenë pasur gisht në aktet për të cilat akuzohen. Shteti duhet të reflektoj.
Astrit u prehshë në paqe.
Për mua je hero.
Ndër të parët që të trasoj fillesat e një shteti normal…