Renault e pensionon modelin Talisman

Duket se modeli Talisman nuk i ka sjellë fort fitime prodhuesit francez.

Periskopi.com Tech & Auto

Në fillim të këtij viti Volkswageni e përfundoi prodhimin e sedanit të tij të njohur Passat në Evropë. Në ndërkohë, tani Renault po e bën të njëjtën gjë me sedanin e tij familjar, Talisman. Dhe, përdërisa prodhuesi nga Wolfsburgu ende po prodhon versionin karavan të Passatit, francezët e kanë tërhequr edhe atë. Me fjalë tjera, ky është fundi i i Talismanit, një veturë kjo që kishte ambicie ta trashëgonte Lagunën dikur të suksesshme.

Lajmi nuk paraqet befasi, sepse Renault ka njoftuar më herët se do ta tërheqë modelin Talisman, dhe këtë njoftim vetëm sa e zyrtarizoi në fund të shkurtit.

Përndryshe renaulti ka vetëm një sedan në ofertën e tij për Evropë. Kompakti Megane GrandCoupe shitet ende në shtete të caktuara.

Nga ana tjetër, pas tërheqjes së modelit Clio caravan, në vitin 2019, dhe tani të karavanit Talisman, i vetmi karavan i Renault ka mbetur Megane GrandTour.

Duket qartë se sedanët klasikë po e humbin popullaritetin. Renault ka në plan asnjë pasardhës të drejtpërdrejtë të Talismanit. Dhe, nuk është i vetmi. Besohet se as Volkswageni nuk do të lansojë një sedan të ri në vend të Passatit, përderisa edhe pasardhësi i Opel Insignia pritet të jetë një SUV. Edhe Ford Mondeo tashmë është prezantuar për tregun kinez, dhe ai nuk do të vije fare në Evropë.