Rëndohet situata në Spitalin e Pejës: 4 pacientë në gjendje të rëndë

Rëndohet situata në Spitalin e Pejës: 4 pacientë në gjendje të rëndë

25 pacientë të infektuar me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës. Nga ta 17 pacientë janë duke u trajtuar me oksigjenoterapi e ku 4 janë në gjendje më të rëndë.

“Aktualisht po trajtohen 25 pacientë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve, 17 pacientë janë në Oksigjeno terapi dhe nga këta 4 pacientë janë në gjendje më të rëndë”, thuhet në njoftimin e spitalit.

Gjatë vikendit të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 611 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë dhe nga këta 43 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

Shpërndaje në: