Rënia e Kosovës për 24 pozita në Indeksin vjetor të lirisë së shtypit, AGK thërret konferencë për media para ndërtesës së Qeverisë
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës është i alarmuar me një rënie të re, drastike të Kosovës në renditjen e re të Indeksit Vjetor të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, shkruan Periskopi.
AGK njofton se do të mbajë konferencë për media në ora 12:00, para ndërtesës së Qeverisë.
Të nderuar kolegë,
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ju fton të merrni pjesë në një konferencë të jashtëzakonshme për media që do të mbahet sot, 02 maj, nga ora 12:00, para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës.
Para medieve do të flasë kryetari i AGK-së, Xhemajl Rexha, i cili do të adresojë rangimin e fundit të Indeksit të Lirisë së Mediave, të Reporterëve Pa Kufij.
Ju mirëpresim!



