Reportazhi i UEFA-s për Kosovën: Euro 2020, ne po vijmë!
Në prag të fillimit të ciklit të ri kualifikues për Euro 2020, UEFA e ka përgatitur një reportazh për suksesin e Kosovës në Ligën e Kombeve dhe për pritjet në kualifikimet e rregullta të Evropianit nën moton “UEFA Euro 2020, ne po vijmë”.
Protagonistë të këtij reportazhi janë Fatos Berisha, tifoz dhe regjisor filmi, futbollistët Benjamin Kololli e Hekuran Kryeziu dhe përzgjedhësi Bernard Challandes.
Kombëtarja e Kosovës është në Grupin A me Anglinë, Bullgarinë, Malin e Zi dhe Çekinë, shkruan Periskopi.
Të hënën Dardanët do ta luajnë ndeshjen e parë të kualifikuesëve ku do të përballen me Bullgarinë në stadiumin Fadil Vokrri në Prishtinë.
Reportazhin e UEFA-s për Kosovën mund ta shikoni në videon e mëposhtme.



