Reshjet e mëdha në vend, IKSHP del me disa rekomandime
Pas reshjeve të mëdha në nivel vendi, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka dal me disa rekomandime, raporton Periskopi.
Sipas një njoftimi për media thuhet se aktualisht nuk ka ndotje të ujit të pijes, por që sipas IKSHP , qytetarët që furnizohen me ujë nga bunarë të pambrojtur, rekomandohet që uji të vlohet para përdorimit ose të shfrytëzohen burime alternative për furnizim me ujë të sigurt.
Njoftimi i plotë:
Të nderuar qytetarë,
Duke marrë parasysh reshjet e shtuara të shiut në disa zona të vendit dhe ndikimin e mundshëm të tyre në shëndetin publik, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) rekomandon qytetarët të tregojnë kujdes të shtuar për sigurinë dhe shëndetin e tyre:
• Aktualisht nuk ka të dhëna për ndotje të ujit. Megjithatë, qytetarët që furnizohen me ujë nga bunarë të pambrojtur (për arsye sigurie nga aspekti bakteriologjik), rekomandohet që uji të vlohet para përdorimit ose të shfrytëzohen burime alternative për furnizim me ujë të sigurt.
• Ushqimi të ruhet në vende të sigurta dhe të mos konsumohet ushqimi që ka qenë në kontakt me ujin e shiut.
• Grupet më të ndjeshme, përfshirë fëmijët, të moshuarit dhe personat me sëmundje kronike, rekomandohet të shmangin lëvizjet e panevojshme.



