Restoranti nuk iu shërben njerëzve të vaksinuar për Covid: Kërkon prova se jeni të pavaksinuar para se të porosisni

Restoranti nuk iu shërben njerëzve të vaksinuar për Covid: Kërkon prova se jeni të pavaksinuar para se të porosisni

Një restorant në Huntington Beach të Kalifornisë, nuk po iu shërben ushqim qytetarëve që kanë marrë vaksinën anti-Covid. Por, kjo është vetëm maja e ajsbergut për vaksinat anti-Covid.

Përgjatë pandemisë, restoranti Pasta e Vino Basilico haptas i ka dalë kundër detyrimeve në luftën kundër koronavirusit. Kur restorantet po detyroheshin të mbyllnin dyert në marsin e 2020-s, Basilico mbeti hapur.

Kur ndodhën distancimet sociale, maskat dhe njerëzit ushqeheshin në hapësirat e jashtme, Basilico vazhdoi si zakonisht.

Në veprimin e fundit që i del kundër Covidit, restoranti Basilico po kërkon prova nga njerëzit se nuk janë të vaksinuar. Sidoqoftë, s’është e qartë se si mund ta dëshmojë dikush se nuk është i vaksinuar, raporton Vice, përkthen Periskopi.

Për më tepër, Basilico po valon flamuj që janë popullorë mes ekstremistëve anti-qeveritarë dhe mbështetësve fanatikë të ish presidentit Donald Trump ku shkruhet “Lini maskat, merrni kanolin.”

Dhe natyrisht, ka pasur edhe sulme ndaj të famshmit Anthony Fauci.

Ata kanë shpallur një kërkesë për qytetarët që të kapin Faucin, në këmbim do të marrin pasta, verë dhe liri falas prej tyre. /Periskopi

Shpërndaje në: