Reuters: Witkoff do të takohet me udhëheqjen ruse në Moskë të mërkurën

Reuters: Witkoff do të takohet me udhëheqjen ruse në Moskë të mërkurën

I dërguari special i SHBA-së Steve Witkoff do të jetë në Moskë të mërkurën për t’u takuar me udhëheqjen ruse.

Kështu i tha të martën Reutersit një burim i njohur me planin.

Zyrtarët në Uashington dhanë pak detaje mbi agjendën e Witkoff.

“Presidenti ka vënë në dukje, sigurisht, se i Dërguari Special Witkoff do të udhëtojë për në Rusi këtë javë, kështu që ne mund ta konfirmojmë këtë nga kjo podium,” u tha gazetarëve zëdhënësja e Departamentit të Shtetit, Tammy Bruce.

“Çfarë do të përfshijë kjo, nuk kam detaje për ju”.

Agjencia shtetërore e lajmeve TASS e Rusisë, duke cituar burime të aviacionit, tha se një avion që besohet se ka në bord Witkoff tashmë ishte larguar nga Shtetet e Bashkuara.

Presidenti Donald Trump, i cili ka sinjalizuar zhgënjim me udhëheqësin e Kremlinit, Vladimir Putin, i ka dhënë afat deri këtë të premte për të bërë përparim drejt paqes në Ukrainë ose do të përballet me sanksione më të ashpra./Periskopi/

Shpërndaje në: