Rexhaj i VV-së i nervozuar për Aktgjykimin e Kushtetueses, i kapet Abdixhikut: Gjyqtarë të kohës së PAN-it
Arbër Rexhaj deputet i Vetëvendosjes i ka quajtur “gjykatës të kohës së PAN-it” gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese pas publikimit të Aktgjykimit të plotë për seancën konstitutive, ku u konstatua shkelja e kryesuesit Avni Dehari, i cili uzurpoi proceduralisht Kuvendin, përcjell Periskopi.
“Te vetmet fitore që i kanë mbetur kryetarit të LDK-së janë këto “fitoret” në tavolinë të gjykatësve të kohës së PAN-it. Sepse në popull po dalin të tretit qe sa herë”, shkroi ai në Facebook.



