Rexhaj i VV’së: Radojçiq të arrestohet sa më parë, pikë e madhe e shtypit

Rexhaj i VV’së: Radojçiq të arrestohet sa më parë, pikë  e madhe e shtypit

Deputeti i Vetëvendosjes, Arbër Rexhaj ka thënë me vendosmëri se Milan Radojçiq, nënkryetar i Listës Serbe, i dyshuar për vrasjen e Oliver Ivanoviq, duhet të arrestohet nga Policia e Kosovës.

Duke folur në “dPt te Fidani”, Rexhaj ka thënë se Radojçiq është i rrezikshëm për Republikën e Kosovës.

“Ne nuk kemi raporte personale apo private qoftë me Radojçiqin, qoftë me politikën, Listën Serbe dhe Serbinë. Ne kemi raporte zyrtare. Ky person është i rrezikshëm për Republikën e Kosovës. Dhe ky duhet të arrestohet në momentin e parë. Pikë e madhe e shtypit”, tha Rexhaj para gazetarit Fidan Jupolli.

Rexhaj ka sugjeruar se Radojçiq po bënë thirrje për destabilizim të Kosovës, duke i thirrur serbët në një revoltë.

“Ai është vendosë aty ku e ka vendin dhe po bënë thirrje për destabilizim të vendit. Institucionet tona të drejtësisë nuk duhet ta tolerojnë qoftë Radojciqin apo dikë tjetër, i cili thërret serbët në një revoltë”, ka deklaruar Rexhaj.

 

Shpërndaje në: