Rikthimi i mundshëm i Vjosa Osmanit, Haziri: LDK është familja politike më e sigurt
Lutfi Haziri, ka deklaruar se LDK mbetet “familja politike më e sigurt”, që mban fjalën dhe kujdeset për anëtarët dhe besimtarët e saj politikë.
Haziri për GazetaBlic shtoi se Vjosa Osmani, aktualisht në detyrë, po mendon përpara dhe përgatitet për mandatin e saj të dytë përmes zgjedhjeve të reja parlamentare, përcjell Periskopi.
Deklarata vjen ndërkohë që spekulimet për rikthimin e Osmanit në LDK janë rritur pasi më 4 prill pëfundon mandatin e saj presidencial.
“LDK është familja politike më e sigurt, mban fjalën dhe kujdeset për besimtarët politikë të saj! Vjosa Osmani është Presidente në detyrë dhe po sheh përpara në mandatin e saj të dytë përmes zgjedhjeve të reja parlamentare. Se cila është rruga për këto zgjedhje është vetëm vendimi i saj|, tha Haziri.



