Rinumërimi i gjysmës së votave: Kush janë kandidatët më të favorizuar dhe cilët u dëmtuan më shumë?
Kur janë rinumëruar gati gjysma e kutive të votimit nga 914 që janë dërguar për verifikim, janë vërejtur ndryshime të dukshme në votat e kandidatëve për deputetë.
Nga tri partitë më të votuara në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) shfaq më së shumti ndryshime në votat për kandidatët pas nisjes së rinumërimit të pjesshëm.
Në shumicën e rasteve, kandidatëve të caktuar u janë shtuar vota në masë të madhe, derisa pas rinumërimit ka pasur edhe kandidatë të dëmtuar me mbi 500 vota.
Dyshime për manipulime masive janë raportuar në Prizren, ku mbi 4 mijë vota iu shtuan vetëm një kandidati. Në partitë tjera, ndryshimet kanë qenë të vogla.
PDK – Kandidatët që më së shumti iu hoqën vota pas rinumërimit:
- Fetah Paçarizi: -4,633 vota
- Nait Hasani: -2,603 vota
- Kujtim Gashi: -1,819 vota
- Arianit Çollaku: -1,416 vota
PDK – Kandidatët që më së shumti iu rikthyen votat nga KQZ pas rinumërimit:
- Uran Ismaili: +563 vota
- Arian Tahiri: +502 vota
- Përparim Gruda: +324 vota
- Vlora Çitaku: +372 vota
LDK – Kandidatët që më së shumti iu hoqën vota pas rinumërimit:
- Xhavit Uka: -1,202 vota
- Driton Selmanaj: -828 vota
- Anton Quni: -425 vota
- Visar Azemi: -353 vota
LDK – Kandidatët që më së shumti iu rikthyen votat nga KQZ pas rinumërimit:
- Paris Guri: +125 vota
- Gëzim Hazrolli: +118 vota
- Festim Kabashi: +89 vota
- Ukë Rugova: +74 vota
LVV – Kandidatët që më së shumti iu hoqën vota pas rinumërimit:
- Arbër Rexhaj: -526 vota
- Rea Krasniqi: -430 vota
- Valon Ramadani: -382 vota
- Dafina Alishani: -321 vota
LVV – Kandidatët që më së shumti iu rikthyen votat nga KQZ pas rinumërimit:
- Glauk Konjufca: +100 vota
- Hajrulla Çeku: +91 vota
- Ejup Maqedonci: +72 vota
- Xhelal Sveçla: +61 vota
- Shqipe Mehmeti Selimi: +60 vota
Procesi i rinumërimit pritet të vazhdojë edhe në ditët në vijim. KQZ-ja ka bërë të ditur se rezultatet përfundimtare do të publikohen vetëm pas përfundimit të plotë të verifikimit të të gjitha vendvotimeve të përfshira në këtë proces../Periskopi/



