Rinumërimi: Lutfi Haziri thotë që LDK pret ta fitojë edhe një komunë pa balotazh

Rinumërimi: Lutfi Haziri thotë që LDK pret ta fitojë edhe një komunë pa balotazh

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lutfi Haziri, është deklaruar për media pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së kësaj partie ku u diskutuan koalicionet e mundshme me partitë e tjera për balotazhin që do të mbahet më 14 nëntor.

Haziri tha se marrëveshje politike bllok, LDK-ja nuk do të ketë me askënd derisa shton se pret që kjo parti ta fitojë edhe një komunë pa balotazhë pas vendimit të KQZ-së për rinumërimin e 23 vendvotimeve, përcjell Periskopi.

“Kemi takuar strukturat për të bërë vlerësimet e para te zgjedhjeve lokale, kemi falënderu gjithë për këtë rezultat të mirë, këtë rikthim të LDK, ne po presim edhe numërimin e fundit të votave për të konstatu komunën e tretë që do kaloj pa balotazh”.

“Vlerësoj të gjithë këtë punë të madhe për këtë riktihm të madh të LDK. Marrëveshje politike bllok LDK-ja nuk do ketë me askënd, marrëveshja do të jetë me qytetarë, me të cilët do të punojmë. Nga Prishtina me çdo kumunë tjetër do të angazhohemi bashkarisht”.

Shpërndaje në: