Rishfaqet Naim Bazaj, parashikon fitoren e ish-kundërshtarit me 75 për qind

Rishfaqet Naim Bazaj, parashikon fitoren e ish-kundërshtarit me 75 për qind

Dikur u vetshpall kundërshtar i tij, e sot është vënë në shërbim të Lladrovcit. Bazaj thotë se PDK-ja do të fitoj me 75 për qind, shkruan lajmi.net

“Unë e kam dit që ka me ndodh balotazhi sepse nuk ka qenë organizimi i mirë, por tash e kam marr edhe unë vet përsipër përgjegjësinë se do t’i organizojmë të gjitha strukturat dhe besoj fuqishëm se do të arrijmë fitore deri në 75 për qind”, ka deklaruar Bazaj.

Ai shton se PDK-ja do të tregoj këtë rezultat të fuqishëm për të shpërfaqur se nuk ka mbetur në dorë të disave që nuk kanë fuqi elektorale.

“Unë do të bëj fushatë për Lladrovcin dhe ia uroj fitoren këtij zotnis”, ka thënë Bazaj për lajmi.net.

Madje ai as bashkimit të opozitës në një, nuk ia ka drojën.

“Opozita le të bashkohet por këtë elektorat që e kanë, nuk do ta marrin më. Janë të vogla. Ata krejt bashkë i kanë 5 mijë vota, ndërsa unë vet i kisha fituar 10 mijë”, thotë ai.

Bazaj shtoi se nuk ka asnjë marrëveshje paszgjedhore me Lladrovcin.

“Është mandat i shkurt, por dojna me tregu vetën dhe duhet me qit në stom”, ka pohuar Bazaj.

 

 

Shpërndaje në: