“Rishikim i sistemit të sigurisë në gjykata”, reagon Ministri i Drejtësisë në Shqipëri
Gjyqtari Astrit Kalaja u vra të hënën pasdite në sallën e gjyqit nga Elvis Shkëmbi derisa po e shpallte vendimin në një çështje pronësore.
Lidhur me aktin ka reaguar Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari i cili ka thënë se është sulm ndaj çdo shërbyesi të së drejtës.
Lamallari ka deklaruar se vrasja e gjyqtarit Meriton ndëshkimin më të ashpërs derisa shton se do të bëhet rishikimi i sistemit të sigurisë në gjykata e ashpërsimi i ndëshkueshmërisë për armëmbajtje pa leje.
“Paralelisht me nevojën e rishikimit e sistemit të sigurisë së brendshme nëpër gjykata, pashmangshmërisht duhet të ashpërsojmë dënimin për armëmbajtjen pa leje në Kodin e ri Penal, për të cilin tashmë kemi nisur konsultimin publik. Armëmbajtja pa leje si vepër penale nuk do të trajtohet më siç është trajtuar deri më sot”, ka shkruar Lamallari.
Ministri i Drejtësisë i ka shprehur ngushëllime familjes së gjyqtarit Kalaja./Periskopi/



