Rizgjedhja e Abdixhikut në krye të LDK-së, vjen reagimi i parë nga Avdullah Hoti

Rizgjedhja e Abdixhikut në krye të LDK-së, vjen reagimi i parë nga Avdullah Hoti

Deputeti i LDK-së Avdullah Hoti, ka bërë reagimin e tij të parë katër ditë pas mbajtjes së Kuvendit zgjedhor të Lidhjes Demokratike të Kosovës në të cilin Lumir Abdixhiku u rizgjodh kryetar i partisë.

Hoti, i cili para Kuvendit kishte shprehur gatishmërinë për të marrë drejtimin e LDK-së, nuk e shpalli kandidaturën e tij gjatë punimeve të Kuvendit.

Pak çaste me parë, Hoti ka publikuar një fotografi në rrjete sociale me logon e LDK-së, ku shihet duke ngritur dy gishta, simbol i kësaj partie.

Ky veprim i tij mund të interpretohet si mesazh mbështetjeje dhe përkatësie ndaj Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Mbetet për tu parë në ditët në vazhim se cila do të jetë pozicioni i Avdullah Hotit në LDK./Periskopi/

Shpërndaje në: