Rizvanolli: Është koha që të rrisim investimet në dhomën e përgjimeve

Rizvanolli: Është koha që të rrisim investimet në dhomën e përgjimeve

Ministrja e ekonomisë, Artane Rizvanolli në vizitën e saj në Ndërmarrjen Publike, Telekomi i Kosovës ka thënë se gjatë këtij viti ndërmarrjet publike kanë pasur rritje të performancës.

Rizvanolli ka folur edhe për investimet në dhomat e përgjimit për të cilat ajo tha se është çështje e sigurisë kombëtare.

“Është koha të shohim investimet që janë esenciale për Telekomin në radhë të parë për përmirësimin e shërbimeve ndaj qytetarëve e që janë investimet në rrjet, në implementimin e kodit shtetëror të Kosovës dhe investimet në dhomën e përgjimeve të cilat janë gjithashtu çështje e sigurisë kombëtare. Jam e lumtur që Telekomi i ka shpallur procedurat e prokurimit. E mirëpresim bashkëpunimin tonë në muajt në vijim për realizimin e tyre”, tha Rizvanolli.

Ndërkaq, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se ndërmarrjen publike, Telekomi i Kosovës do ta vendosin në binarët e zhvillimit dhe ta bëjnë sërish lider në vend.

Pas vizitës që i bëri këtij institucioni, kreu qeveritar në një konferencë për medie, tha se Telekomi duhet të nxjerret nga kriza.

Përkrahje Telekomit i shprehu edhe ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.

“Është koha të shohim përpara për investime në rrjet dhe kodit shtetëror të Kosovës”, tha ajo.

Ndërsa, ushtruesja e detyrës së kryeshefes së Telekomit, Burbuqe Hana tha se kjo ndërmarrje ka nevojë të madhe për ndihmë.

 

Shpërndaje në: