Man United dështon të transferojë Rabiotin

Man United dështon të transferojë Rabiotin

Duket se Manchester United është duke vuajtur për ta transferuar edhe Adrien Rabiot, pasi që raportet thonë se ai nuk ka arritur marrëveshje personale me skuadrën e Djajve të Kuq

Juventusi është pajtuar për ta shitur Rabiotin në United, por si duket tashmë gjërat janë komplikuar.

Gazetari i njohur, Fabrizio Romano ka raportuar sonte se Manchester United dhe kampi i Rabiot kanë dështuar për të arritur një marrëveshje personale.

“Ende nuk ka marrëveshje në mes të kampit të Rabiotit dhe Manchester United për kushtet personale të futbollistit. Marrëveshja ka ngecur, pasi që kërkesat për pagë të Rabiot janë shumë të larta.   #MUFC”, shkruan Romano.

Ky është një lajm i keq për Juventusin pasi që ata janë duke punuar për një marrëveshje me Depay, i cili sonte besohet se do ta arrijë marrëveshjen me Barcelonën për ta shkëputur kontratën.

Bardhezinjtë ndoshta nuk do të preken nga kjo marrëveshje, por nëse transferi i Rabiot dështon për t’u bërë në United, atëherë ata nuk do të mund ta marrin në radhët e tyre Leandro Paradesin e PSG, për të cilin lojtar thuhet se Juventus ka arritur marrëveshje personale.

Shpërndaje në: