Robin Krasniqi i dërgon një selam të fortë kampionit të WBA: Le ta bëjmë meçin këtë vit, do të mposht bindshëm (Foto)
Boksieri kosovar, Haxhi Robin Krasniqi dëshiron të arrijë majat e boksit botëror në peshat super të mesme.
31 vjeçari pasi u shpall kampion i Evropës muaj më parë tashmë synon titullin e Botës.
Boksieri nga Juniku përmes një postimi në Instagram i ka kërkuar kampionit të WBA, Rocky Fielding një duel gjatë këtij viti.
“Hej Rocky Fielding, ju fituat titullin e Botës në Gjermani, por nëse mendoni se e keni përfunduar në Gjermani atëherë jeni gabim! Si kampion i tanishëm evropian i EBU-së, tani do të doja të ktheja Titullin Botëror në Gjermani – dhe këtu unë ju sfidoj zyrtarisht për të luftuar! Le të bëjmë meçin këtë vit! Jam gati dhe unë do ta mposht Rockyn bindshëm!”, ka shkruar Krasniqi.
Krasniqi në muajin qershor triumfoi ndaj ukrainasit Stanislav Kashtanov, për titullin evropian EBU.
https://www.instagram.com/p/Bl2qSX0gi1k/?utm_source=ig_embed&utm_campaign=embed_loading_state_control



