Roma pa telashe ndaj Empolit, arkëton tri pikë të reja

Roma pa telashe ndaj Empolit, arkëton tri pikë të reja

Roma ka fituar pa asnjë telashe ndaj Empolit.

Skuadra e Jose Mourinho ka shënuar një fitore të lehtë, me rezultatin 2:0, kundër Empolit, shkruan Periskopi.

Goli i parë për kryeqytetasit erdhi në minutën e 42’ të takimit, kur Lorenzo Pellegrini shënoi për 1:0. Ky gol vendosi fatin e pjesës së parë.

Në pjesën e dytë golin e gjeti edhe Mkhitaryan, i cili në golin e parë bënte rolin e asistuesit. Goli i armenit ishte ai që vulosi takimin dhe i siguroi tri pikët Romës.

Roma numëron 15 pikë tashmë pas shtatë xhirove dhe mbanë pozitën e katërt. Empoli në anën tjetër qëndron në nëntë pikë. /Periskopi/

Shpërndaje në: