Ronaldinho i bashkohet Erës para performancës në Rusi (Foto)

Ronaldinho i bashkohet Erës para performancës në Rusi (Foto)

Era Istrefi nesër pritet të performojë në finalen e Kampionatit Botëror “Russia 2018”.

Pasi kishte arritur në Rusi bashkë me Will Smith dhe Nicky Jam, me të cilët edhe këndon këngën zyrtare të Kampionatit, ata mbajtën konferencë për medie.

Në këtë konferencë edhe njëherë Era bëri gjithë shqiptarët krenarë kur përmendi golat e dy shqiptarëve, Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit si momentin më të paharuar nga ky Botëror.

Sot, këngëtarja ka mbajtur provat e fundit para performancës së nesërme në ceremoninë përmbyllëse të Kupës së Botës.

Asaj i është bashkëngjitur edhe futbollisti i njohur Ronaldinho, të cilin Era e falënderoi publikisht që e shoqëroi në prova.

https://www.instagram.com/p/BlOYvFkjjGt/?taken-by=eraistrefi

Shpërndaje në: