Ronaldo e humb kontrollin, e godet me bërryl kundërshtarin dhe përjashtohet nga loja

Ronaldo e humb kontrollin, e godet me bërryl kundërshtarin dhe përjashtohet nga loja

Cristiano Ronaldo e ka humbur kontrollin sonte në humbjen e Al-Nassr nga Al Hilal në gjysmëfinale të Superkupës së Arabisë Saudite.

Ylli portugez u ndëshkua me karton të kuq në minutat e fundit të lojës pasi e goditi me bërryl një lojtar të kundërshtarit.

39 vjeçari më pas, pasi e pa t’i jepej kartoni i kuq, desh e goditi edhe gjyqtarin, për të cilin konsideroi se i bëri padrejtësi ekipit të tij, shkruan “Gazeta Express”.

Goli i vonshëm i Sadio Mane ishte i pamjaftueshëm për Al-Nassr që ta shmangte humbjen.

Al Hilal ndërkohë falë golave të Al Dawsari e Malcom avancoi në finale të Superkupës, ku do të përballet me Al Ittihad, i cili në gjysmëfinalen tjetër e eliminoi ekipin Al Wehda.

Ndërkohë, pesë herë fituesi i Topit të Artë pritet të dënohet rëndë për veprimin josportiv që e bëri sonte.

Shpërndaje në: