Ronaldo flet pas transferimit tek United: Mezi pres të luaj në ‘Old Trafford’

Ronaldo flet pas transferimit tek United: Mezi pres të luaj në ‘Old Trafford’

Cristiano Ronaldo sot ka kompletuar të gjitha procedurat e nevojshme për t’iu bashkuar skuadrës së Manchester United.

Ylli portugez kthehet në ‘Old Trafford’ për një aventurë të dytë dhe për këtë është shprehur tejet i entuziazmuar.

“Manchester United është një klub që gjithmonë ka pasur vend të veçantë në zemrën time. Mezi pres të luaj në ‘Old Trafford’, para një stadiumi të mbushur dhe t’i shoh përsëri të gjithë tifozët. Po shoh përpara për këtë dhe shpresoj që të kemi një sezon të suksesshëm përpara”, ka thënë Ronaldo, përcjell Periskopi.

Ronaldo kaloi te Man Utd për një shumë që shkon në 23 milionë euro. /Periskopi/

Shpërndaje në: