Rozeta Hajdari nuk e prish gjumin sot, seanca tjetër mbahet me këtë datë
Ka dështuar seanca gjyqësore për Rezervën Shtetërore.
Në seancë nuk ka ardhur fare e akuzuara kryesore ministrja në detyrë e Industrisë, Tregtisë dhe Industrisë, Rozeta Hajdari.
Kësisoj seanca e radhës në këtë rast është caktuar më 13 janar, në ora 09:30.
Më 11 nëntor, Prokuroria Speciale e Kosovës, ka ngritur aktakuzë ndaj Hajdarit, Lipovicës, Garës e Muharremit lidhur me rastin e njohur si “Rezervat shtetërore”.
Në aktakuzën 106 faqëshe, që e pati siguruar Klan Kosova, u tha mes tjerash se kryeministri në detyrë, Albin Kurti e dinte se çka po bëhet me rezervat e shtetit.
Por, jo vetëm kaq.
“Arsyeja pse është vlerësuar që ky person të dëgjohet si dëshmitar në këtë çështje penale, ka qenë fakti se ai ka pasur njohuri për veprën, kryesit si dhe për rrethanat e rëndësishme të kësaj çështje penale, marrë parasysh faktin se ka qenë në dijeni për procesin e furnizimit me mallra për rezervën shtetërore, ndër të tjera edhe përmes nënshkrimit të 2 (dy) vendimeve në cilësinë e kryeministrit që lidhen me ndarjen e mjeteve buxhetore për blerjen e këtyre mallrave si dhe për përjashtimin nga procedurat e prokurimit publik të këtij procesi”, thuhet në dokument.
Krejt vendimet e nënshkrimet e Kurtit janë prova materiale në procedurë ashtu si edhe ato të Rozeta Hajdarit e cila sipas prokurorisë, u kreu pagesat dhe vendosi firmën në kontrata.
Ajo punën e madhe e bëri, kur e përzgjodhi Ridvan Muharremin si personin përgjegjës për blerjen e grurit nga një kompani që merrej me ndërtim
“Me kërkesë të veçantë të të pandehurës Rozeta Hajdari, kishte marrë pjesë edhe personi jo kompetent dhe jo zyrtarë, tani i pandehuri Ridvan Muharremi, person i afërt me të pandehurën Rozeta Hajdari dhe kabinetin qeveritar të Qeverisë Kurti, i cili edhe pse nuk kishte autorizim, duke e përdorur afërsinë me të pandehurën Rozeta Hajdari, ka luajtur rol kyç dhe vendimtarë në procesin e përzgjedhjes”, u theksua më tej në dokument.
Për dallaveret që bënin, sipas aktit akuzues takoheshin në lokalin e Ridit, ku paguanin dreka e darka kah 11 mijë euro. Por, edhe merreshin vesh në një grup në ëhatsapp.
Aty jo, por në email zyrtar të Qeverisë së Kosovës, Gara në koordinim më ministren kishte kërkuar të dërgohet kërkesa për mbyllje të këtij procesi dhe largim të operatorëve tjerë ekonomik nga konkurimi për sjellje të grurit, vajit e sheqerit.
Për këto të bëma, ani se e dinin që janë të kundërligjshme PSRK thotë se pati një arsye pse i bën./Periskopi/
Rozeta Hajdari s’mori pjesë, anulohet seanca për rezervat shtetërore



