Rozeta Hajdari vazhdon të intervistohet në Prokurorinë Speciale tash e 1h:30 minuta

Rozeta Hajdari vazhdon të intervistohet në Prokurorinë Speciale tash e 1h:30 minuta

Janë bërë një orë e tridhjet minuta prej kur ministrja në detyrë e Tregtisë dhe Industrisë, Rozeta Hajdari po intervistohet nga Prokuroria Speciale, shkruan Periskopi.

Intervistimi i saj vjen pas dallaveeve me rezervën shtetërore, ajo për këtë aferë ishte intervistuar edhe para rreth një viti.

 

 

Ky skandal erdhi pas raportimeve, se një sasi e madhe e vajit, miellit e sheqerit për rezervën shtetërore, nuk erdhi fare në Kosovë.

Për këtë rast, sot pritet të intervistohet edhe ish-sekretari i MINT, Irfan Lipovica.

Ajo kishte thënë se nuk është intervistuar.

Nuk kam qenë e intervistuar, bëhet fjale për rezervat shtetërore.” – ka thënë ajo.

 

 

Tutje, Hajdari ka thënë se do të japin përgjigjet pasi të qartësohet legjislacioni.

Kjo kërkon qartësi në legjislacionin në fuqi që është Ligji për Rezervën Shtetërore, Ligji për Mbrojtjen e Informacionit të Klasifikuar dhe ligjet tjera, prandaj derisa t’i marrim qartësitë përkatëse, ne do të bëjmë kërkesën dhe të vijmë t’ju japim përgjigjet.” – ka thënë ajo.

 

 

Në kohën e pandemisë, MINT kishte porositur me kontrata njëburimore disa mallra për rezervën shtetërore, megjithatë një sasi e madhe e tyre nuk kishte arritur. Fjala ishte për miell, sheqer e vaj.

 

 

I përfshirë ishte edhe njeriu i afërt i Kurtit, pronari i restaurantit ‘Bukë e Zemër’, Ridvan Muharremi.

Rozeta Hajdari përsëri në Prokurorinë Speciale për rezervat shtetërore

Shpërndaje në: