Rrahje masive në Prishtinë, një i lënduar dërgohet në QKUK, tre të tjerë arrestohen

Rrahje masive në Prishtinë, një i lënduar dërgohet në QKUK, tre të tjerë arrestohen

Sonte në fshatin Bardhosh të Prishtinës ka ndodhur një rrahje mes disa personave.

Rastin e ka konfirmuar Bajram Krasniqi, nga Policia e Kosovës.

Ai ka bërë me dije se tre persona janë dërguar për në stacionin policor, derisa një tjetër është dërguar për të marrë tretman mjekësor në QKUK.

“Në ora 19:56, policia është njoftuar për një rrahje në progres në fshatin Bardhosh-Prishtinë. Njësitet policore kanë intervenuar menjëherë. Në Stacionin Policor ‘Veriu’ Prishtinë janë shoqëruar tre persona, një është dërguar për tretman mjekësor dhe një tjetër po ashtu është i lënduar në vend-ngjarje pritet t’i ofrohet tretman mjekësor. Këto janë informata fillestare të cilat posedojmë, policia është duke punuar në kompletim e rastit”, ka thënë ai.

Shpërndaje në: