Rrahje mes disa personave tek “Kafet e Rakisë” në Prishtinë

Periskopi.com Lajme

Një përleshje fizike në mes të disa personave ka ndodhur pak më parë në kryeqytet.

Si pasojë e kësaj përleshje fizike të lënduar kanë mbetur dy persona. Në një video të dërguar në redaksi shihet se njëri nga të lënduarit ka mbetur i shtrirë në tokë.

Ngjarja ka ndodhur saktësisht tek pjesa e njohur si “Kafet e rakisë” në afërsi të sheshit kryesor të qytetit.

Në vendin e ngjarjes tashmë kanë arritur njësitë policore si dhe Emergjenca.