Rrahje të Mensa e Studentëve në Prishtinë, arrestohen tre persona, policia jep detaje

Rrahje të Mensa e Studentëve në Prishtinë, arrestohen tre persona, policia jep detaje

Tre persona janë shoqëruar në polici mëngjesin e sotëm në Prishtinë, pasi që të njëjtit janë përfshirë në një rrahje.

Lajmin për Periskopin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.

Pllana ka treguar se si pasojë e rrahjes, një person ka pësuar lënduar

“Sot rreth orës 09:30 është pranuar informata për një rrahje në progres në rrugën ‘Agim Ramdani’ në Prishtinë. Me të marrë informatën policia, ka arritur në vendin e ngjarjes dhe ka shoqëruar 3 persona të cilët ishin të përfshirë në rast. Nga informacionet e para dyshohet që një person ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti ka pranuar tretman mjekësor. Aktualisht policia po vazhdon punën për zbardhjen e rrethanave dhe motiveve që karakterizojnë ngjarjen”, ka thënë Pllana./Periskopi/

Shpërndaje në: