Rrahmani: I lumtur që u ktheva, i gatshëm ta jap maksimumin për Kosovën

Rrahmani: I lumtur që u ktheva, i gatshëm ta jap maksimumin për Kosovën

Albion Rrahmani u rikthye në Kombëtaren e Kosovës pas lëndimit të rëndë që e kishte pësuar pikërisht duke luajtur për “Dardanët” vitin e kaluar.

Sulmuesi i rrezikshëm ndihet i lumtur që iu bashkua ekipit Verdhealtër dhe beson që me shokët do të arrijnë rezultate të mira dhe se do të bëjnë paraqitje pozitive në miqësoret e marsit, kundër Andorrës dhe ndaj Hungarisë.

“Jam shumë i lumtur që përsëri jam pjesë e Kombëtares pas lëndimit. Tani jam i gatshëm të jap 100% tim”, deklaroi sulmuesi i Rapid Bukureshtit.

Kosova e zhvilloi stërvitjen e fundit paraditen e sotme para se të niset drejt Armenisë, ku të premten do të përballet me Kombëtaren vendëse.

Shpërndaje në: