Rrahmani kthehet në formacionin e Napolit
Kapiteni i Kosovës po figuron në bankën rezervë të Napolit për ndeshjen e sontme.
Kampioni italian ndeshet sonte me Leccen në kuadër të xhiros së nëntë të Serie A-së.
Ylli kosovar nuk ka luajtur që prej lëndimit që e pësoi në ndeshjen Zvicër-Kosovë.
30-vjeçari ka gati dy muaj pa luajtur për gjigantin italian dhe për Dardanët të cilët fatmirësisht kanë fituar dy ndeshje ndaj Suedisë për kualifikimet për Botëror pavarësisht mungesës së tij./Periskopi/



