Rrezik për dhunë në familje: Rabioti shkarkon nënën si agjente

Rrezik për dhunë në familje: Rabioti shkarkon nënën si agjente

Adrien Rabiot raportohet se e ka shkarkuar nënën nga pozita e agjentit të tij pasi u komplikua procesi i transferimit te Barcelona.

Gazeta Sport raporton se Barça është e frustruar me Rabiotin dhe nënën e tij, që është e njohur për vështirësimin e bisedimeve.

Kjo gazetë raporton se klubi spanjoll priste që mesfushori të nënshkruante parakontratë në janar, por nëna e futbollistit komplikoi gjërat kur paraqiti kërkesa të reja rreth kësaj kontrate.

Rabiot thuhet se e ka zëvendësuar nënën e tij Veronique me një agjent tjetër që po tenton t’ia sigurojë kalimin te Barça.

Rabiot shkaku i paqartësive me kontratën nuk ka luajtur për PSG-në që prej 11 dhjetorit.

Shpërndaje në: