Rrëzohet duke zbritur nga vetura, vdes 60 vjeçari

Rrëzohet duke zbritur nga vetura, vdes 60 vjeçari

Një aksident sa i pazakontë aq edhe tragjik i mori jetën një burri në Dibër. Bëhet fjalë për një 60-vjeçar me iniciale N. B., i cili teksa po zbriste nga makina e parkuar ku ishte pasagjer, u rrëzua aksidentalisht.

Sipas policisë, 60-vjeçari mori dëmtime të rënda në kokë. Ai u dërgua për ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës në Tiranë, por nuk mundi të mbijetonte dhe ndërroi jetë.

Me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje, autoritetet thonë se vijojnë hetimet./tvklan

Shpërndaje në: