Rrëzohet helikopteri, humb jetën milioneri rus
Një video po qarkullon në internet që tregon momentin kur një helikopter rrëzohet në Perm, në Malet Urale të Rusisë, pasi u ngatërrua në disa kabuj.
Videoja, e publikuar nga rrjeti televiziv rus RT, tregon helikopterin duke fluturuar në një lartësi relativisht të ulët, kur ngatërrohet në tela dhe më pas rrëzohet në dëborë në Parkun Asatly. Dy pasagjerët e helikopterit raportohet se kanë vdekur në përplasje, njëri prej të cilëve është milioneri rus Ilyas Gimandutdinov, themelues i kompanisë së transportit Tattranskom me seli në Perm, dhe Elmir Koniakov, një drejtues i së njëjtës kompani.
Mediat ruse raportuan se helikopteri ishte një Robinson R44 Raven, në pronësi të kompanisë, dhe po kryente një fluturim të paautorizuar.
Në një përditësim të mëtejshëm, Zyra e Prokurorit të Transportit të Uralit publikoi pamje video nga vendi i rrëzimit, që tregojnë helikopterin të ngatërruar në linjat e energjisë elektrike.
Autoritetet lokale kanë nisur një hetim për të përcaktuar shkakun e rrëzimit të helikopterit. Indikacionet fillestare sugjerojnë se ai mund të jetë ngatërruar në linjat e energjisë elektrike para rrëzimit, megjithëse EMERCOM nuk e ka konfirmuar publikisht këtë detaj./Periskopi/



