Rrëzohet orendia në Fakultetin e Edukimit në Gjakovë, lëndohet një grua
Nje grua është lënduar mëngjesin e sotëm në objektin e Fakultetit të Edukimit në Gjakovë si pasojë e rrëzimit të një orendie.
Këtë e ka konfirmuar për Periskopin Vlera Krasniqi, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës.
“Sot rreth orës 10:15 është raportuar për një lëndim në vendin e punës në rrugën “Normalja e Gjakovës” , në objektin e Fakultetit. Dyshohet se lëndimi është shkaktuar si pasojë e rrëzimit të një orendie të brendshme, ndërsa personi i lënduar femër e moshës madhore, ka pranuar trajtim mjekësor”, ka treguar Krasniqi.
Tutje ajo ka thënë se, njësitë relevante ndodhen në vendngjarje dhe janë duke ndërmarrë të gjithë hapat e nevojshëm lidhur me këtë rast./Periskopi



