“Rroftë UÇK`ja!” – Haradinaj nënshkruan peticionin në përkrahje të Thaçit dhe të tjerëve

“Rroftë UÇK`ja!” – Haradinaj nënshkruan peticionin në përkrahje të Thaçit dhe të tjerëve

Ish kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka nënshkruar peticionin e nisur nga OVL UÇK në mbështetje të krerëve të UÇK që janë në Hagë, raporton Periskopi.

Haradinaj, përmes një postimi në Facebook ka shkruar se drejtësia ndërkombëtare do ta rikonfirmojë pastërtinë e luftës së drejtë çlirimtare.

“Sot nënshkrova peticionin kombëtar të iniciuar nga kategoritë e dala nga lufta, në përkrahje të bashkëluftëtarëve tanë që po gjykohen padrejtësisht në Gjykatën Speciale në Hagë. Besojmë se edhe kësaj radhe drejtësia ndërkombëtare do të rikonfirmojë pastërtinë e luftës sonë të drejtë çlirimtare”, ka shkruar ai.

Shpërndaje në: