Rrudhani: Kështu është në futboll nuk mund të shënosh çdo herë

Rrudhani: Kështu është në futboll nuk mund të shënosh çdo herë

Donat Rrudhani ka folur pas humbjes së Kosovë ndaj Irlandës së Veriut.

Kosova u mposht në ndeshjen në kuadër të Ligës së Kombeve ndaj Irlandës së Veriut.

Më i mirë padyshim në këtë takim ishte Rrudhani, i cili edhe arriti të asistojë tek goli i vetëm i ‘Dardanëve’ i shënuar nga Vedat Muriqi.

Pas ndeshjes ishte Donati që tha se krijuan raste, por nuk arritën të shënojnë.

“Kështu është futbolli, kemi pasur shumë raste, por nuk arritëm të shënojmë.

Irlanda në pjesën e dytë ishin më ofensiv sulmuan më shumë dhe nuk kemi pasur mundësi t`i mbulojmë ata.

Kështu është në futboll nuk mund të shënosh çdo herë”, u shpreh ai.

Pas kësaj disfate Kosova qëndron në vendin e dytë me gjashtë pikë.

Shpërndaje në: