Rudiger thotë se asnjë skuadër nuk mund të krahasohet me Real Madridin

Rudiger thotë se asnjë skuadër nuk mund të krahasohet me Real Madridin

Antonio Rudiger thotë se skuadra e Real Madridit është më e mira në të cilën është paraqitur në karrierën e tij të pasur.

Ai thotë se ka respekt për krejt skuadrat ku është paraqitur, por Real Madridi është nivel tjetër.

“Me gjithë respektin për klubet e tjera në të cilat kam qenë, të cilat ishin gjithashtu të shkëlqyera, mendoj se nuk mund të krahasohen me Madridin”, tha Antonio Rudiger në një intervistë për UEFA-n.

“Ata kanë 14 Kupa Evropiane. Këtu ka të bëjë gjithmonë me fitimin e Ligës së Kampionëve pa pasur nevojë ta them atë. Sigurisht, ju e ndjeni presionin, e kam përjetuar tashmë vitin e kaluar.

“Këtu duhet të jesh i gatshëm të shkosh deri në fund. Këtu bëhet fjalë për të fituar. Barazimet apo humbjet thjesht nuk janë një opsion.”

Rudiger kaloi pesë vjet te Chelsea dhe ishte një lojtar kyç në skuadrën e Thomas Tuchel që fitoi Ligën e Kampionëve në vitin 2021. Ai bëri 203 paraqitje për Blutë.

Mbrojtësi u largua nga Stamford Bridge për në Real Madrid me transferim të lirë në 2022 pasi Chelsea nuk arriti të binte dakord për një kontratë të re me të gjatë sanksioneve ndaj Abramovich dhe ndryshimit të pronësisë.

Shpërndaje në: